Arkitektura Kalinga

Skulpturë e Alasa Kanjas në Baitala Deula, Bhubaneshvar

Stili Arkitekturor Kaḷinga (କଳିଙ୍ଗ ସ୍ଥାପତ୍ୟକଳା në gjuhën odia) është një stil që lulëzoi në rajonin e lashtë të Kalingas në shtetin lindor të Indisë moderne të Odishas dhe Andra Pradeshin verior. Stili konsiston në tre tipe të veçanta tempujsh: Rekha Deula, Pidha Deula dhe Khakhara Deula. Dy të parat janë të lidhura me tempujt e Vishnut, Surjas dhe Shivës ndërsa i treti është kryesisht i lidhur me tempujt e Chamundas dhe Durgas. Rekha Deula dhe Khakhara Deula bujtin garbhagriha ndërsa Pidha Deula ndërton salla të jashtme korcimi dhe ofertash. Në Kalinga, toka e lashtë e kultit Sakta, ikonografia hyjnore ekzistonte që nga periudha mitologjike. Kërkimet moderne tregojne se statujat hyjnore vendoseshin nën pemët ogurmbara në kohët e lashta dhe ndoshta sot një tempull në përgjithësi mban detaje të ndryshme të vogla dhe formën e përgjithshme të disa pemëve të lashta. Aspektet e ndryshme të një tempulli tipik Kalinga përfshinë kontratat arkitekturore, ikonografinë, ngjyrimet historike dhe nderimin e traditave, zakoneve dhe legjendave të lidhura.


© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search